Flash News

KRYESORE

Përfundon mbledhja e Kryesisë/ PS emra “surprizë” në Durrës, Dibër, Kavajë dhe Vorë

Përfundon mbledhja e Kryesisë/ PS emra “surprizë”

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, ku janë përcaktuar pothuajse të gjitha kandidaturat për bashkitë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Në bashkinë e Durrësit socialistët kanë vendosur të konkurrojnë me Valbona Sakon, e cila është aktualisht drejtoreshë e Tatimeve në këtë qark. Vangjush Dako do i japë ‘de jure’ fund ‘mbretërimit’ në Durrës, ndonëse informacionet që vijnë nga qyteti bregdetar thonë se Sako është propozuar për këtë garë pikërisht nga kryebashkiaku aktual.

Një tjetër vendim surprizë është edhe kandidatura për bashkinë e Kavajës, ku Kryesia e PS ka përzgjedhur Redi Krajën, një emër i panjohur deri më tani. Mbrëmjen e djeshme u fol se do të ishte mjeku Arben Rrugia kandidat i socialistëve, por konfirmimi është bërë për Krajën.

Edhe në bashkinë Dibër nuk do të jetë deputetja Reme Lala ashtu siç u përfol ditën e djeshme, por PS do të kandidojë me Dionis Imerajn, ish-drejtorin e Tatimeve në Tiranë.

Agim Kajmaku është përzgjedhur nga drejtuesit e PS për të garuar në bashkinë e Vorës, për të cilën janë zhvilluar shumë debate mbi emrin që do të përcaktohej për zgjedhjet e 30 qershorit.

Të fundit