Flash News

KRYESORE

Përfundon mbledhja e kryesisë së PD: Basha dhe Selami të vetmit që do të garojnë

Përfundon mbledhja e kryesisë së PD: Basha dhe Selami të

Në PD do të garojnë vetëm dy kandidatë për kreun e Partisë, Lulzim Basha dhe Eduard Selami. Kandidatët e tjerë janë skualifikuar, ndërsa Astrit Patozi nuk ka kandiduar. Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh sot për një vendim mbi zgjedhjet e 22 Korrikut, pas humbjes së rëndë që pësoi në zgjedhje. Në mbledhje mungoi kreu i PD-së, Lulzim Basha. Dy nënkryetarët, Edi Paloka dhe Edmond Spaho dhe Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani drejtuan mbledhjen ku shqyrtohet miratimi i kandidaturave për kryetar të Partisë Demokratike, si dhe ngritja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

“Në garë janë 8 kandidatura, propozoj të qëndrojnë 2. Në garë për kreun e PD propozoj Selamin dhe Bashën”, ka thënë Paloka.

Sakaq, grupi anti-Basha ka kërkuan ndryshim të rendit të ditës. Kërkesa për ndryshimin e rendit u lexua nga Gent Malko, drejtues i Departamentit të Pronave.

“Kryesia të anulojë procedurën e nisur për kryetarin e PD. Procedura për kryetarin e PD është anti statutore. Kërkesa për rend dite të hidhet në votim të fshehtë. Kjo kërkesë mbështetet nga 1/6 e anëtarësisë”, tha Malko.

Por kjo kërkesë është hedhur poshtë.

Astrit Patozi nuk është kandidat zyrtar në garë, pasi ai paraqiti disa kushte për garën.

 

 

 

 

Të fundit