Flash News

KRYESORE

Përfundon mbledhja e PD-së, Basha: Rama dhe Çako në dijeni të drogës, komision hetimor për ndërhyrjen e qeverisë

Përfundon mbledhja e PD-së, Basha: Rama dhe Çako në dijeni

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentarë të Partisë Demokratike, kreu demokrat Lulzim Basha, ka dalë në një deklaratë për medien.

Basha u shpreh se çështja Tahiri-Habilaj është një nga pikat që do t’i dorëzohet komisionit hetimor në Parlament.

Basha gjithashtu u shpreh se një nga prioritetet e PD-së është dhe ligji për teatrin të cilin ai e konsideron si një ligj sovjetik dhe njw plan ogurzi, duke deklaruar mbështetjen e padiskutueshme të PD-së për artistët.

 "Grupi i PD ka marrë vendimin të dorëzojë kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për drogën dhe Tahirit. Kjo kërkesë ka marrë mbështetjen edhe të partive të tjera opozitare parlamentare dhe do të dorëzohet ditën e sotme. Ministria e Brendshme, Kryeministria ishin në disponim të informacionit se droga bëhej përmes përfshirjes së kupolës së shtetit dhe policisë në terren. Bëhej me bekimin e tyre. Rama e ka pasur këtë informacion mbi tavolinë si Tahiri ashtu edhe Çako, në mënyrë zyrtare nga SHISH dhe shërbime të tjera inteligjente. Edi Rama dhe qeveria ka vendosur t’i varrosin këto fakte në kasafortën e kryeministrit për një arsye të vetme sepse droga është bërë me dijeninë dhe bekimin e qeverisë. Kjo është arsyeja pse Rama ka shkelur ligjin me mbrojtjen e Tahirit. Ndërhyrja e ekzekutivit do të jetë pjesë e këtij hetimi parlamentar.

Dua të shpreh solidaritetin për kauzën e drejtë të artistëve, teatri nuk mund të jetë kulla, por artistët, Robert Ndrenika dhe kolegët e tij. Ka 20 vjet që Rama kërkon të ndërtojë kullë në teatër, asnjë veprim nuk mund të kryhet nëse nuk merret aprovimi i artistëve. Artistët  kanë mbështetjen tonë, projektligji që po sillet është një projekt sovjetik. Artistët do të jenë ata që do të vendosin për teatrin.

Ligji për artistët do të jetë një nga prioritetet e Partisë Demokratike”, u shpreh Basha.

 

Të fundit