All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Përfundon mbledhja e studentëve në ngujim; vendoset për hapat e radhës të protestës

Përfundon mbledhja e studentëve në ngujim; vendoset për
All - Paragraf - 1

Studentët e ngujuar në Fakultetin Ekonomik kanë përfunduar mbledhjen dhe kanë vendosur të qëndrojnë të mbyllur aty, në kërkim të plotësimit të 8 pikave të tyre nga qeveria teksa kane theskuar se nuk ka asnjë arsye që policia apo siguria private të bllokojë dyert.

All - Paragraf - 3

“Do vazhdojmë bojkotin dhe ngujimin tonë pa afat, pasi kërkesat tona nuk janë plotësuar. Nesër të gjithë duhet të na bashkohen në protestë, pasi nuk janë plotësuar kërkesat tona. E kemi parë që kemi mbështetjen e të gjithëve dhe Rama të mos guxojë të cenojë kauzën tonë. Ne do shkojmë të ngujohemi tani dhe të gjithë duhet të na bashkohen. Nesër herët në mëngjes prej orës 07:00 iu ftojmë ti bashkoheni kauzës sonë. Studentët e bashkuar kanë për të fituar”, tha një i ri.

“Porta nuk do bllokohet, sepse është dita e hënë. Këto ditë është bllokuar me pretekstin se është e shtunë e dielë. Studentët janë të vendosur. Nuk i bllokojmë dyert”, ka thënë një student.

“Ky fakultet po mbahet me pagesat tona dhe nuk ka ansjë lloj arsyeje që të na mbyllin derën. Kjo është shtëpia jonë”, tha një tjetër student, duke shtuar se tetë kërkesat nënkupojnë në thelb anulimin e ligjit të Arsimit të Lartë.

“8 kërkesat nënkuptojnë automatikisht rënien e ligjit, sepse janë thelbësore”, u shpreh njëra prej studenteve.

Deri tani, në ngujim janë studentë të Fakultetit të Ekonomisë dhe Drejtësisë, ndërkohë që pak më parë hynë në ngujim edhe kolegët e Fakultetit të Mjekësisë në kryeqytet.

Video/ Brenda Fakultetit të Mjekësisë, studentët e ngujuar protestë me maska

Studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë: Rektorati tentativë për shuarjen e protestës, bojkot mësimit deri në plotësimin e kërkesave

Tërhiqet policia, mbi 200 studentë të tjerë futen brenda Fakultetit të Ekonomisë

Të fundit