Flash News

KRYESORE

Përfundon mbledhja online e komisionit hetimor për Metën, vendoset shtyrje e afateve deri në korrik

Përfundon mbledhja online e komisionit hetimor për Metën,

Ka përfunduar mbledhja e komisionit hetimor për presidentin Ilir Meta, e cila nisi në orën 11 të paradites së sotme.

Mbledhja është zhvilluar online përmes videokonferencës me kryesinë e Ulsi Manjës dhe deputetëve që ndodhen në banesat e tyre.

Në fund të mbledhjes u miratua shtyrja  e  afateve të veprimtarisë së këtij komisioni deri në 31 korrik,  kjo për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, raporton TCH.

Ndërkohë vendimi i komisionit duhet të votohet nga parlamenti

Në mbledhjen e fundit të komisionit, kreu i KED, Ardian Dvorani  dëshmoi sa i përket emërimeve në Gjykatën Kushtetuese të cilat sollën dhe përplasjen e tij me Presidentin Meta.

Ndërkohë që Komisioni Hetimor për presidentin, i ngritur për të hetuar anulimin e dekretit për zgjedhjet e 30 Qershorit zgjeroi objektin e hetimit duke përfshirë edhe çështjet e debatit për emërimin e anëtarëve të Kushtetueses.

Të fundit