Flash News

KRYESORE

Përfundon muaji i mjaltit, Macron përballet me demonstratat e para kundër pushtetit të tij

Përfundon muaji i mjaltit, Macron përballet me demonstratat e para

Ka vetëm pak muaj që është zgjedhur në krye të vendit në një klimë optimizmi në favor të tij, por muaji i mjaltit duket se ka përfunduar për presidentin francez, Emmanuel Macron.

Sindikata e dytë më e madhe në Francë, CGT, ka paralajmëruar 180 demonstrata në të gjithë vendin kundër planeve të Macron për të ndryshuar ligjet e punës. Sindikata majtiste do të organizojë demonstrata në Paris, Marsejë, Toulouse dhe disa qytete të tjera.

Punonjësit e sektorit publik, të trenave, kompanive ajrore, të energjisë dhe shumë studentë pritet t’u bashkohen këtyre demonstratave.

Gjithsesi, Macron është i vendosur të vazhdojë planin e tij për ndryshimin e këtij sektori dhe përpjekjet i ka shtrirë edhe në nivel të Bashkimit Europian.

Të fundit