Flash News

KRYESORE

Përfundon në polici bariu 17 vjeç, i vuri flakën pyllit me një cigare

Përfundon në polici bariu 17 vjeç, i vuri flakën pyllit me

Një zjarr më përmasa të mëdha ka rënë në fshatin Dishnicë të Korçës, ku ka qenë pikërisht një qytetar që e ka vënë re dhe e ka denoncuar menjëherë në portalin “ Komisariatit Dixhital”.

Menjëherë u njoftuan shërbimet e Policisë dhe Emergjencat Civile të cilat shkuan në vendin e ngjarjes. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe efikase, u bë i mundur parandalimi i përhapjes të mëtejshme të flakëve, lokalizimi dhe më pas shuarja e zjarrit.

Në Komisariatin e Policisë Korçë, u bë shoqërimi i shtetasit P.H, 17 vjeç, banues në fshatin Belorta, i cili po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen e sipërme pasi dyshohet se zjarri në pyll është shkaktuar nga një cigare e hedhur në pyll nga pakujdesia e këtij të fundit, kur ka qenë duke kullotur bagëtitë, i cili më pas mori përmasa të konsiderueshme.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet do t`i kalojnë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme. 

Të fundit