Flash News

KRYESORE

Përfundon numërimi i votave në Kosovë/ VV e para, por sa diferencë e vogël me LDK-në

Përfundon numërimi i votave në Kosovë/ VV e para, por sa

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë numrin më të madh të votave nga votuesit kosovarë në zgjedhjet parlamentare. Pas saj vjen LDK-ja me një diferencë prej 0.66% më pak se sa partia e parë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se ka numëruar 100 për qind të votave, numri total 812 mijë e 49 vota (44.18 për qind).

VV-ja ka marrë 25.49 për qind të votave, e pas saj LDK-ja me 24.83 për qind të votave. Partia Demokratike e Kosovës vjen e treta me 21.25 për qind të votave. Koalicioni AAK-PSD mori 11.57 për qind, ndërsa Lista Serbe 6.61 për qind të votave.

Koalicioni NISMA-AKR nuk e ka kaluar pragun zgjedhor. Gjithsesi, ngelet për t’u parë rezultati përfundimtar, pasi të numërohen edhe votat e diasporës. I gjithë procesi pritet që të përfundojë në ditët në vazhdim.

Të fundit