Flash News

KRYESORE

Përfundon orari zyrtar i votimit për referendumin e emrit në Maqedoni

Përfundon orari zyrtar i votimit për referendumin e emrit në

Ka përfunduar orari zyrtar i votimit për referendumin e emrit në Maqedoni. Gjatë ditës së sotme, 1.8 milionë qytetarë të Republikës së Maqedonisë ishin thirrur në referendumin për çështjen e emrit.

“A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë?”, kjo ishte pyetja së cilës duhej t’i përgjigjeshin shtetasit maqedonas.

Ky votim është shumë i rëndësishëm dhe është paraprirë nga një seri vizitash të përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian dhe NATO-s. Nëse maqedonasit kanë votuar pro pranimit të marrëveshjes, kjo zgjidh përfundimisht çështjen e konfliktit me Greqinë dhe i hap rrugën vendit për anëtarësim në NATO, e më pas në Bashkimin Europian.

Komisioni Qendror Zgjedhor në Maqedoni bën me dije se deri në orën 18:30 pjesëmarrja ka qenë 34%. Ligji maqedonas kërkon që në referendum të marrin pjesë mbi 50%.

Të fundit