Flash News

KRYESORE

Përfundon pas 5 orësh takimi Rama-Basha, dalin të heshtur përpara kamerave

Ka përfunduar pas më shumë se 5 orësh takimi i kryeministrit Edi Rama me kryeopozitarin Lulzim Basha, i zhvilluar në Pallatin e Kongreseve.

I pari që doli ishte Rama i shoqëruar nga sekretari Ëngjëll Agaçi, por pavarësisht insistimit të gazetarëve ai nuk preferoi të bënte asnjë koment.

Basha e pasoi menjëherë Ramën, i shoqëruar nga deputeti Oerd Bylykbashi. Kreu i PD-së u përgjigj shkurimisht se “do informoheni shumë shpejtë”.

Palët i kanë mbajtur tepër sekrete negociatat që janë zhvilluar që prej mbrëmjes së djeshme, ndërkohë pritet zbardhja e marrëveshjes pas përfundimit të takimeve që Rama dhe Basha do zhvillojnë me Kryesitë e partive.

 

 

Të fundit