Flash News

KRYESORE

Përfundon takimi 30-minutësh Borchardt-Rama në selinë e PS

Përfundon takimi 30-minutësh Borchardt-Rama në selinë e PS

Ka përfunduar takimi 30-minutësh mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorit të OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt.

Pas përfundimit, asnjë nga palët nuk ka dhënë detaje rreth takimit, por një prej pjestarëve në takim tha se gjatë takimit u diskutua për zgjedhjet dhe theksoi se ata janë thjeshtë vëzhgues dhe se do të flasin pas zgjedhjeve. “Ishte një takim informues rreth monitorimit të zgjedhjeve. Jemi me mision vëzhgues, nuk bëjmë komente për situatën politike”.

Menjëherë pas takimit me amabasadorin e OSBE, Rama është drejtuar drejt kryeministrisë ku për rreth 15 minuta do të presë zyrtarin e DASH, Hoyt Brian Yee.

Të fundit