Flash News

KRYESORE

Përfundon takimi Basha-Glover. Ja çfarë u diskutua

Përfundon takimi Basha-Glover. Ja çfarë u diskutua

Ka përfunduar takimi mes kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, dhe drejtueses së Misionit të Vëzhguesve tëe OSBE/ODIHR, Audry Glover.

Takimi ka zgjatur një orë, ku është diskutuar veçanërisht rreth situatës politike në vend dhe 30 qershorit.

Dy ditë më parë, Glover zhvilloi një tjetër takim një orësh me kryeministrin Edi Rama dhe sekretarin e përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla në ambientet e Partisë Socialiste.

Gjithashtu, Glover ka zhvilluar takime edhe me kreun e KQZ-së, Klement Zguri.

Në një deklaratë që drejtuesja e vëzhguesve të OSBE/ODIHR dha për mediat, tha se institucioni që ajo përfaqëson do të bëjë atë që ka bërë gjithmonë, një vëzhgim teknik të procesit zgjedhor.

Ajo theksoi se nuk i kishte ndodhur ndonjëherë të vëzhgonte zgjedhje që bëheshin pa pjesëmarrjen e opozitës.

Ndërkohë, vetëm pak momente më parë Komisioni i Evropës deklaroi me anë të një njoftimi se nuk do t’i dërgonte vëzhguesit e zgjedhjeve, për arsye sigurie.

Të fundit