Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Përfundon takimi, çfarë u arrit mes mjekëve dhe Manastirliut
Pas përfundimit të takimit me sindikatën e mjekëve, ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi se kërkesat do të merren në shqyrtim një nga një dhe se ura e komunikimit mes dy palëve tashmë është e konsoliduar prej kohësh.
Javën e ardhshme do të ngrihet një grup pune, me përfaqësi nga Sindikata e mjekëve, ministrja e Shëndetësisë si dhe nga zyra e bashkëqeverisjes në Kryeministri, për të parë nga afër 4 kërkesat e parashtruar nga bluzat e bardha.
Përfaqësuesi i sindikatës, Gentian Stroni bëri të ditur në një komunikim për mediat se kërkesat e tyre janë vlerësuar si të drejta nga ana e qeverisë.
“Ajo që ne bëmë ishte se hodhëm hapat e para dhe krijuam një kalendar për të gjitha kërkesat që parashtruam. Nga e mërkura dhe e enjtja, ne do të kemi grupet tona të punës që janë grupe nga sindikata dhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe Kryeministrisë, për të arritur në përfundimet që do të donim të ishte. Ne nga pala qeveritare pamë të drejta këto 4 kërkesa, që do t’i parashtrojmë. Ne menduam se disa nga kërkesat janë pjesë për presidentin dhe një pjesë për qeverinë. Ne mendojmë që gjërat të zgjidhen vertikalisht. Ajo që unë shoh si sindikatë janë të 4 pikat që duhet të plotësohen. Të mërkurën tjetër do të ngremë grupin e punës”, tha Stroni.
“Ne kemi diskutuar shumë konkretisht për pikat që përfaqësuesit e sindikatës kanë përcjellë. Kemi një rrugë të gjatë përpara për të adresuar në mënyrë afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjate kërkesat e sindikatës. Kemi vendosur që takimet dhe tryezat e punës të nisin javën që vjen. Ura e komunikimit me mjekët dhe personelin mjekësor është e konsoliduar prej kohës. Mjekët dhe infermierët, ministrinë e shëndetësisë e kanë shtëpinë e tyre të dytë.
Ne jemi të bindur se dhe në këtë situatë pandemia, forcat jonë e madhe janë mjekët dhe infermierët do ti dëgjojmë dhe për pikat që ata kërkojnë. Janë 4 pikat që do të diskutohen. Janë çështje që do të diskutohen edhe me ekipet më të vogla në tryezat teknike. Janë çështje që adresojnë situata të ndryshme. duhen vlerësuar dhe në kuadër eksperiencat dhe praktikat ndërkombëtare që të bëjmë më të mirat. Platformat e bashkëpunimit që ne e kemi të ngritur, mos të harrojmë se një vit e ca më parë, ndryshimet në kodin penal janë realizuar.
Ky është bërë falë vullnetit të qeverisë. Ne jemi në të njëjtën anë të llogores. Ne jemi këtu dhe po adresojmë kërkesat e mjekëve. Fakti që jemi të dy, si përfaqësues, do të jemi së bashku dhe jemi së bashku në çdo moment të vitit, tregon vullnetin për të bërë më të mirën për shoqërinë. Ne jemi këtu për konsolidimin e kësaj platforme dhe kemi një rrugë të gjatë për të bërë në kuptim të të gjithë elementeve që duan mjekët”, tha Manastirliu.