Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Përfundon takimi Rama-Meta-McAllister në Kryesinë e Kuvendit, negociatori drejtohet për te Basha
Ka përfunduar pas një orë diskutimesh në Kryesinë e Kuvendit takimi mes Ilir Metës, kryeministrit Edi Rama me negociatorin e PE-së, David McAllister dhe eurodeputetin Knut Fleckenstein.
McAllister është i dërguari i Parlamentit Europian për të ulur palët politike në Shqipëri në një tryezë të përbashkët, në mënyrë që t’i jepet fund krizës.
Rama shoqërohej në takim nga deputetët Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla, Meta nga deputetët Luan Rama dhe Petrit Vasili, ndërsa McAllister nga ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.
Pas bisedimeve me Ramën dhe Metën, McAllister është drejtuar për në takimin ne selinë blu me kreun e opozitës, Lulzim Basha.
Të dërguarit e PE-së kanë shmangur komunikimin me mediat, por raportohet se ata i kanë paraqitur mazhorancës një marrëveshje për daljen nga kriza, marrëveshje që do i propozohet edhe demokratëve.