Flash News

KRYESORE

Përfundon ‘The Voice Kids’, ky është talenti që rrëmbeu trofeun

Përfundon ‘The Voice Kids’, ky është talenti që

Rrugëtimit disa-mujor të ‘The Voice Kids’ i erdhi fundi, fare pranë mesnatës, teksa fitues i këtij edicioni u shpall konkurrenti i skuadrës së Miriam Camit, Denis Bonjaku.

Aventura e tij në ‘The Voice Kids’ nisi në momentin që në ‘Audicionet e Fshehura’ iu kthyen trajnerët dhe zgjodhi t’i bashkohej skuadrës së trajneres Miriam Cani.

Fitorja e tij në ‘Beteja’ kundër Anjës dhe Ermës dhe vendimi i trajneres për t’i ruajtur një vend në ‘Netët Live’, e bëri artistin e vogël të kapërcente javë pas jave vështirësitë e garës duke e sjellë deri në mbrëmjen finale ku dhe triumfoi si ‘Zëri më i mirë i Shqipërisë për fëmijë!’.

Denisi është artisti, i cili me mbështetjen e publikut, ia doli të rrëmbente trofeun e madh të ‘The Voice Kids Albania’.

Por kësaj mbrëmje nuk i kanë munguar surprizat, e një e tillë ka qenë edhe ngjitja në skenën e “The Voice” e këngëtares Elvana Gjata.

Ajo është një ndër këngëtaret më të pëlqyera të publikut të rritur, por edhe të fëmijëve, të cilët edhe në ‘The Voice Kids’ kanë kënduar këngët e saj.

Pas një mungese në ekranet shqiptare, duket se kjo skenë drithëruese e ka rikthyer Elvanën për të ndarë me publikun projektet që tashmë padyshim janë shndërruar në hite muzikore.

Të fundit