Flash News

KRYESORE

Përfundon votimi në Maqedoninë e Veriut

Përfundon votimi në Maqedoninë e Veriut

Ka përfunduar procesi i votimit në Maqedoninë e Veriut. Pas përfundimit të vendvotimeve, procesverbalet dhe materialin tjetër zgjedhor e dërgojnë në Komisioni Komunal Zgjedhor 5 orë pas përfundimit të votimit.

Rezultatet e para të votimit publikohen në mënyrë elektronike, ndërsa rezultatet e procesverbaleve publikohen 12 orë pas përfundimit të zgjedhjeve.

Ndërkohë sipas KSHZ rezultatin përfundimtar do të publikohet në një afat pas 24 orësh.

Sipas të dhënave të publikuara, pjesëmarrja më e lartë në votime ka qenë në njësinë e katërt zgjedhore prej 59.79 për qind ndërsa më e ulët në njësinë e gjashtë zgjedhore, kryesisht me votues shqiptar, ku të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 39.23 për qind e votuesve.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka thënë përmes një postimi në rrjetin social Facebook se zgjedhjet ishin të qeta.

“Pavarësisht se cili do të fitojë, pres që të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor t’i urojnë njëri-tjetrit, siç i takon një vendi demokratik”, ka shkruar Pendarovski.

Të fundit