Flash News

KRYESORE

Përfundon votimi në Tuz, kandidati shqiptar i bindur për fitoren

Përfundon votimi në Tuz, kandidati shqiptar i bindur për fitoren

Në Mal të Zi, sapo janë mbyllur votimet për zgjedhjet lokale. Nikë Gjeloshaj, kandidati i përbashkët i tre subjekteve politike: Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik Shqiptar është shprehur i bindir për fitoren e komunës së Tuzit.

Në një intervistë për Top Channel, ai shtoi se ka pasur edhe tentativa për blerje të votave, porse ky është një fenomen i zakonshëm në Ballkan, duke iu bërë thirrje organeve kompetente të hetojne.

A jeni i kënaqur me pjesëmarrjen në votime?

Ju falënderoj pikë së pari për interesin që keni treguar gjatë ditës së sotme. Procesi zgjedhor ka ecur me një frymë të mirë, përveç atyre problemeve teknike. Unë jam i bindur që bashkimi shqiptar ia ka dalë të fitojë. Falënderojmë Top Channel, por edhe të gjithë shqiptarët që na kanë mbështetur në këtë sukses.

Është publikuar një video, ku partia rivale paguan 50 euro për një votë. Keni një koment për këtë?

Këto janë fenomene që ndodhin në Ballkan, por mendoj se duhet të merren organet kompetente me këtë çështje dhe të hetojnë mirë. Ne si politikë, ende nuk mund ta komentojmë dhe të japim një vlerësim, pasi gjithë ditën kemi qenë të angazhuar për mbarëvajtjen e procesit.

Jeni i pari në listë për Forumin Shqiptar. A besoni se do të jeni kryetari i parë i Komunës së Tuzit?

Unë besoj shumë se shqiptarët do të fitojnë dhe Tuzi do t’u çojë një mesazh të gjithëve kudo që janë. Zgjedhja personale nuk është aq e rëndësishme sesa t’u dërgojmë një mesazh bashkimi nga Tuzi, të gjithë shqiptarëve kudo që janë.

Të fundit