Flash News

KRYESORE

Përfundon "Wake Up", Isli Islami jep lajmin dhe përmend Orin

Përfundon "Wake Up", Isli Islami jep lajmin dhe përmend Orin
"Wake Up" ka mbyllur sezonin e tij televiziv për t`u rikthyer sërish në shtator. Në një foto me gjithë stafin e emisionit, Isli Islami ka treguar se "Wake Up" do të vazhdojë sërish në shtator dhe përshëndet dhe Orin, e cila tani ndodhet me projektin veror "Pushime on Top". “Përfundoi sot një sezon i gjatë miq. Një sezon sa i lodhshëm, i ngjeshur aq edhe i bukur, vërtet. Faleminderit shumë këtyre çunave e gocave, që punojnë çdo ditë, me orare të çuditshme dhe jo normale, por me pasion për punën që kanë zgjedhur të bëjnë, e me një dashuri të madhe për vetë programin “Ëake Up”, pasion pa të cilin vështirë se do të arrihej rezultat i lartë, i mirë dhe i kënaqshëm. Duke shpresuar që ju kemi zgjuar me pozitivitet dhe profesionalizëm, ju themi se vitin tjetër programi do të jetë plot 3 orë, nga ora 7-10. Faleminderit shefes, asaj që i ka qëndruar në kokë kësaj sipërmarrjeje, Aida Tucit, për të gjithë mbështetjen personale, por edhe në grup. Nuk ka të dytë. Dhe ju miq që na keni përkrahur dhe ndjekur këta 11 muaj, ju falenderojmë. Ori, të puthim nga larg! Pushime të mbara! Mos harroni, ju duam shumë,"- shkruan Isli krahas postimit në profilin e tij në Instagram.
 
View this post on Instagram
 

Përfundoi sot një sezon i gjatë miq. Një sezon sa i lodhshëm, i ngjeshur aq edhe i bukur, vërtet. Faleminderit shumë këtyre çunave e gocave, që punojnë çdo ditë, me orare të çuditshme dhe jo normale, por me pasion për punën që kanë zgjedhur të bëjnë, e me një dashuri të madhe për vetë programin “Wake Up”, pasion pa të cilin vështirë se do të arrihej rezultat i lartë, i mirë dhe i kënaqshëm. Duke shpresuar që ju kemi zgjuar me pozitivitet dhe profesionalizëm, ju themi se vitin tjetër programi do të jetë plot 3 orë, nga ora 7-10. Faleminderit shefes, asaj që i ka qëndruar në kokë kësaj sipërmarrjeje, Aida Tucit, për të gjithë mbështetjen personale, por edhe në grup. Nuk ka të dytë. Dhe ju miq që na keni përkrahur dhe ndjekur këta 11 muaj, ju falenderojmë. Ori, të puthim nga larg! Pushime të mbara! Mos harroni, ju duam shume ❤️ @tuciaida @ori_nebijaj @ilvaosmani @dj_vini @edlira.tufina @vilma_kerciku @yaboijd23 #MalvinaGorreja #ErmalKëlliçi @vukatana #EltonMusaraj @ylifili @arbendobi @topchannelalbania @top_albania_radio #wakeup

A post shared by ISLI ISLAMI (@isli_islami) on

Të fundit