Flash News

KRYESORE

Përgatitet terreni për rikthimin e Tahirit në PS, deputeti: Saimiri është kurdoherë i mirëpritur

Përgatitet terreni për rikthimin e Tahirit në PS, deputeti:

Deputeti Alket Hyseni mbështet rikthimin në Partinë Socialiste të ish-deputetit dhe ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

I ftuar në Report TV, Hyseni u shpreh se Tahiri është i mirëpritur të rikthehet në PS, ndërsa akuzat e ish-ministrit ndaj disa kolegëve i quajti si qëndrime personale të Tahirit.

Tahiri u largua nga çdo funksion në parti në Maj, por dalja e sotme konfirmoi ambicien e tij për rikthimin në politikën aktive.

Megjithatë, para se ai të marrë një vendim përfundimtar, Tahirit i duhet të presë vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila pak ditë më parë shtyri vendimin për të, pasi po pret disa informacione nga autoritetet e Italisë dhe të Malit të Zi.

Të fundit