Flash News

KRYESORE

Përgatitjet për luftë, reagimi i ashpër i Koresë së Veriut për stërvitjet e SHBA-së

Përgatitjet për luftë, reagimi i ashpër i Koresë

Vjen reagimi i fortë i Koresë së Veriut pas nisjes së stërvitjes së përbashkët te SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut. Sipas saj, e gjithë kjo stërvitje është një deklarate e prere lufte.

Tensionet pritet te jene edhe më të larta në gadishullin Korean dhe një zemërim apo gabim i çastit mund të nisë një luftë nukleare në ditët në vijim, pasi SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut nisin një stërvitje për gjurmimin e raketave të hënën.

Stërvitja do të zgjasë dy ditë dhe ka synim përgatitjen e aleancës për një sulm të mundshëm nuklear nga Koreja e Veriut.

Kjo stërvitje vjen dy ditë pas përfundimit të stërvitjes së përbashkët ajrore mes trupave amerikane dhe atyre koeranojugore, të cilën Koreja e Veriut e cilësoi si një provokim për luftë, raporton "Panorama". Kjo do të jetë hera e gjashtë që ushtarët nga të tri vendet (Japoni, SHBA, Kore e Jugut) punojnë së bashku për të gjurmuar raketat balistike, sipas forcave amerikane të mbrojtjes. Koreja e Veriut e ka ndezur situatën e tensionuar duke hedhur raketa mbi Japoni, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare.

Dhe kjo ka përshpejtuar në mënyrë dramatike programin e saj të armëve bërthamore, me organizimin e disa testimeve nëntokësore, të cilat thuhet se kanë shkaktuar tërmete dhe rrëshqitje toke pranë zonave të testimit në këtë vend.

Teknikisht, Koreja e Veriut është në luftë me fqinjin e saj, Kore e Jugut, pas përfundimit të luftës koreane me armëpushim, por jo paqe, në vitin 1953.

“Tensionet në gadishullin Korean janë çështja më e rrezikshme e sigurisë në botë dhe duhet të zgjidhet shpejt dhe në mënyrë diplomatike për të shmangur luftën”, kështu u shpreh një i dërguar i lartë i Kombeve të Bashkuara, pas një vizite të rrallë në Korenë e Veriut. Xhefri Feltman, nënsekretar i përgjithshëm i OKB-së për çështjet politike, vizitoi Korenë e Veriut, duke shënuar udhëtimin e parë nga një zyrtar i lartë i OKB-së atje, në gjashtë vjet.

Gjatë vizitës së tij, ai u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut, Ri Yong Ho, ministër i Koresë së Veriut për Punët e Jashtme. Ri dhe Feltman u pajtuan se situata aktuale ishte çështja më e tensionuar dhe e rrezikshme për paqen dhe sigurinë në botë sot, njoftoi OKB në një deklaratë. Feltman theksoi nevojën për zbatimin e rezolutave përkatëse të Këshillit të Sigurimit, duke thënë se një zgjidhje diplomatike mund të arrihej përmes dialogut të sinqertë.

Të fundit