Flash News

KRYESORE

Përgatituni të shikoni sonte shiun më të madh të meteorëve

Përgatituni të shikoni sonte shiun më të madh të

Pritet që mbrëmjen e sotme të shfaqet fenomeni i shiut të meteorëve. Sipas një raportimi të bërë nga NASA, ky do të jetë  shiu më i madh i meteorëve që mbahet mend ndonjëherë.

Astronomët parashikojnë një mesatare 150-200 meteorë në orë është një rast i rrallë që nuk duhet humbur. Perseidet mund të shihen në hemisferën veriore si dhe në pjesën verilindore të qiellit. 150 meteorë në orë do të thotë 2-3 për minutë, përfshirë edhe shigjetat e zbehta përkrah topave të shndritshëm.

Shiu i Perseidëve, siç quhet grupi i meteorëve që shkëputet nga bishti i kometës Swift-Tuttle, ndodh çdo vit në periudhën midis 17 korrikut e 24 gushtit, me kulmin midis 9 e 13 gushtit. Sipas astronomëve, meteorët do të ndriçojnë qiellin natën e disa madje mund të duken edhe ditën.

Të fundit