Flash News

KRYESORE

Përgjegjësja e zyrës postare të Pirgut vjedh pensionet e qytetarëve

Përgjegjësja e zyrës postare të Pirgut vjedh pensionet e

Një përgjegjëse e zyrës postare në Pirg të Maliqit ka përvetësuar një shumë parash nga tarifat e shërbimit të pensioneve së pensionistëve.

“Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases A.S, 35 vjeçe, banuese në fshatin Velitërnë-Maliq, (me detyrë përgjegjëse e Zyrës Postare Pirg-Maliq).

Procedimi ndaj saj filloi pasi, dyshohet se kjo shtetase ka kryer veprime në kundërdshtim me ligjin duke përvetësuar një sasi të konsiderueshme lekësh, nga tarifat e shërbimit të pensioneve së pensionistëve”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga nenet 135, 186 dhe 248 të Kodit Penal.

Të fundit