Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Përgjërohet Erion Veliaj: Aman, jepjani votat Edi Ramës… Dhe hipokrizia në sulmet që i bënte Bashës
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka nisur t’u përgjërohet qytetarëve për të votuar më 25 qershor kryeministrin Edi Rama.
Me një fjalim të ngjashëm me atë të asaj që njihet si “socialistja e Beratit”, Veliaj tha se nuk ka nevojë për më shumë të ardhura, mjafton që qytetarët të votojnë Edi Ramën.
Që prej nisjes së fushatës, Veliaj nuk mundur të fshehë hipokrizinë me deklaratat që bën në mbështetje të PS. Ndonëse parimisht ka të drejtë të mbështesë forcën politike ku bën pjesë, ai po përdor si strategji ato deklarata për të cilat sulmonte Bashën në zgjedhjet e 2015-ës.
Në 2015-ën, Veliaj akuzonte Bashën se nuk bëri asnjë punë për Tiranën duke theksuar se bashkia nuk ka nevojë për ndihmën e qeverisë për t’i shërbyer qytetarëve, por sot ai thotë totalisht të kundërtën. Ai mundohet t’u mbushë mendjen qytetarëve se nëse ikën Rama nga pushteti atëherë në Tiranë do të bllokohen punimet, qëndrim që e kundërshtonte dy vite më parë kur Basha ankohej për bllokimin e investimeve nga qeveria e re e Edi Ramës.