Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Përgjigje e një intelektuali serb për shkrimin "A është Thaçi Tarzani shqiptar?"
Milivoje Mihajlloviç
Titulli i artikullit tënd „A është Hashim Thaçi, Tarzani shqiptar“ (artikulli në fjalë është përgjigje ndaj artikullit të Belul Beqajt: https://kossev.info/is-hashim-thaci-an-albanian-tarzan), parë në kontekstin rajonal, është dhimbshëm asociativ. Sepse të gjithë e kemi të qartë se sa Tarzanë kemi në këto anët tona. Krahas tyre, e vetmja gjë e sigurtë është se ne jetojmë në xhungël. Bashkëpunimi rajonal do të mund të cilësohej si: „akte të disa Trazanëve nga disa xhungla në territorin e Europës Juglindore“.
Thënë me dorë në zemër, „Tarzani“ është bërë sinonim i udhëheqësve, që nga Amerika deri në Rusi, deri në Britani dhe në Itali. Vetëm se atje xhunglat janë disi më të zbutura sesa te ne. Nga njëra anë e botës në tjetrën qeverisin gjysëm-analfabetë dhe arrogantë, mashtrues të ndërlidhur me botën kriminale dhe shitës mjegulle, shumë prej të cilëve do ta kishin vendin në çmendinë, madje edhe pa një rekomandim mjeku.
Këta janë njerëz më të fortë se sistemi. Për shumicën prej tyre nuk ka rëndësi se janë „më shumë heronj sesa njerëz të Zotit“, siç do të thoshte Marko Miljanovi. Nuk ka institucione, nuk ka drejtësi, nuk ka parime, nuk ka përgjegjësi... E gjithë fuqia është në një dorë, kontrollohen të gjitha levat... edhe çekiçi edhe kudhra. Sistemet në të cilët jetojmë janë trofe e „Tarzanëve“ të rinj. Ata kanë ndaluar dinamikën normale shoqërore dhe e kanë reduktuar në iluzion dhe mashtrim. Në injorim të qytetarëve dhe në përbuzje të realitetit. Bota normale është larguar shumë prej nesh.
Shtypi beogradas është plot e përplot me artikuj mbi faktin sesi testet për 'Maturën e vogël' i ruajnë pjestarët e Policisë dhe madje edhe të Policisë së fshehtë. Kamerat, njësitë speciale dhe helikopterët ndjekin flesh-et e memories në të cilët ruhen testet për nxënësit e klasës së tetë, që nga vendi ku janë prodhuar e deri te ku do të shtypen. Këto teste kanë sigurim më të mirë sesa kishte Presidenti rus Putin kur para pak kohwsh vizitoi Beogradin. Nxnësit do t’i zgjidhin këto teste nëpër klasa që janë plotësisht të sigurta dhe të mbuluara, aparate speciale pengojnë telefoninë mobile, gjithçka do të vëzhgohet nga kamerat...
E pabesueshme! Në vendin në të cilin ish Presidenti nuk e dinte t’i përgjigje pyetjes së gazetarëve – si quhet Fakulteti ku ai ishte diplomuar në vitet e moshës së shtyrë (aluzion për ish Presidentin Tomisllacv Nikoliç-shën. i përkthyesit) dhe ku dyshohet se ministrat kanë blerë diplomat e fakultetit dhe të doktoraturës (aluzion për Ministrin aktual të Financave Sinisha Mali), testi për nxënësit e shkollave tetëvjeçare ka sigurim më të mirë sesa Presidenti amerikan Tramp.
Leva kryesore e mashtrimit janë mediat. Lajmet e gënjeshtërta janë bërë lajme kryesore. Një tabloid beogradas vitin e kaluar në 320 faqet e para të tij botoi 362 lajme të gënjeshtërta. Ka edhe disa tabloidë të tjerë në kryeqytet që luftojnë për vendin e parë në publikimin e informacioneve të pasakta, konstruksioneve të pa menduara dhe helmojnë kësisoj opinionin publik. Kaq gënjeshtra dhe helm ka në to, saqë besoj se nëse vetëm disa numra të këtyre tabloidëve të hidheshin në lumin Sava ose Danub do t’i shfarosnin peshqit.
Nga 960 lajmërime mediatike në gazeta, në televizione, në rrjetet sociale në Serbi, aq sa analizoi një agjensi, vetëm 4 përqind e teksteve ishin për ekonominë. Përfshirë këtu edhe deklaratat e politikanëve mbi tema ekonomike. Politika si fat! Jemi të prangosur nga politika. Jemi të mbyllur në një dhomë virtuale spinesh. Shoqëritë ballkanike janë nën efektin e sedativëve.
Refleksi totalitar krijon nevojën për të kontrolluar gjithçka, që të ndërtohet një rend që i përgjigjet vetëm një grupi njerëzish që pasurohen vazhdimisht. Të tjerët mund të zgjedhin- ose të durojnë dhe heshin, ose të shkojnë në kurbet.
Në Prishtinë, ambasadori amerikan duhet të paralajmërojë se nuk duhen emëruar në funksione të lartë njerëz me akuza. Në Tiranë ka disa muaj që lajmet kryesore, nën efektet e gazit lotsjellës, kanë të bëjnë me trekëndëshin: kryeministër, president dhe gjykata kushtetuese që nuk ekziston, e këtu bëjnë pjesë edhe bosët mafiozë që blejnë votat për Edi Ramën. Në Mal të Zi pushteti „bën Kishën në rrugë“ dhe krijon një krizë të pa arsye me synimin që mentorëve perëndimorë t’ua ofrojë lëshimin si zgjidhje. Beogradi po mbytet nga spinet me „luftën në Veri të Kosovës“, mbi grabitjet e vendeve të shenjta serbe në Mal të Zi në mënyrë që regjimi ta shtyjë edhe ndonjë muaj.
Në Shkup edhe më tej Gruevski vazhdon të jetë fajtor për gjithçka. Në Bosnjë e Hercegovinë- dy nga tre „Valterët“ (aluzion për filmin kult jugosllav me temë nga Lufta e Dytë Botërore, „Valteri mbron Sarejevën“- shën. i përkthyesit) bëjnë garë për deklarata grindavece. E gjitha kjo ndodh në një kohë që ushtria e të rinjve të shkolluar presin në radhë para konsullatave të vendeve perëndimore. Reale, por virtuale- pothuajse si dialogu në Bruksel.
Por, këta „Tarzanët“ tanë, dalngadalë janë bërë robër të sistemit që ata vetë kanë vendosur. U kanë mundësuar pjestarëve të grupeve mbështetëse kriminale që të fitojnë pasuri të madhe, kanë krijuar rivalitet të ashpër mes krerëve të tyre, ortakëve dhe kushërinjve, e kanë tëhuajsuar „ekipin“ e tyre nga pjesa tjetër e shoqërisë. Kanë fituar pasuri shumë më të madhe sesa mendonin. Kanë zvogluar numrin e miqve dhe kanë rritur numrin e armiqve. Sistemi që kanë ndërtuar, që të shpëtojë vetveten, do të përpiqet t’i bëjë ata kurban. Kanë koketuar me nëntokën dhe vendimet i kanë marrë vetë, kësisoj kumbarët dhe miqtë e dinë se prenë e tyre do ta ruajnë më mirë nëse, në fund të përrallës, „shefi“ do të jetë faktori i vetëm dhe kryesor për gjithçka. Preja është e madhe, dhe janë të gjitha shanset që atë ta pëlqejnë kundërshtarët politikë, mafia ndërkombëtare politike, nëntoka e spiunazhit dhe shumë të tjerë që dëshirojnë lavdi, fuqi dhe para.
Për vite të tëra kanë simuluar konflikte, kanë bërë regjinë e krizave artificiale, kanë nxitur urrejtjen dhe frikën mes popujve, pa kurrfarë qëllimi kombëtar dhe racional. Shoqëria në të cilën jetojmë është preja e tyre. Por gjahtari shpesh herë bëhet edhe vetë prè.
*Milivoje Mihajloviç ka lindur në vitin 1958 në Prishtinë. Ka informuar mbi ngjarjet në Kosovë nga gazeta „Jedinstvo“, Tanjugu, RTV Beograd, BBC, APTN, Agjensia Franc Press, CBS-në. Ka qenë kryeredaktor i Radio-Prishtinës, themelues i Media –Center, redaktor i programit informativ i YU-info TV, aktualisht është drejtor i radio Beogradit.
*Botuar në Portalin Kossev me titullin "Shoqëri nën efektin e sedativëve". Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38