Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
(Kujdes! Mos e lexo nëse nuk ta kap me ngjyra)
nga Endri Shabani
Për të gjithë ata që këto kohë kanë bërë sikur nuk e kuptonin se nga buron lumi i sulmeve ndaj meje dhe kolegëve të mi, sot kanë një provë që nuk mund ta injorojnë: Sot, organi zyrtar i Bashës, Gazeta “Rilindja Demokratike”, që lindi si zëri i njerëzve të lirë, por që ndërroi jetë rrugës, publikoi një fletërrufe për mua, duke më cilësuar si “i keqpërdoruri i Ramës”. Mendoj se titulli origjinal duhet të ketë qënë “i shfrytëzuari nga Rama”, por dikush në redaksi, me të drejtë, do kenë vërejtur që një titull i tillë do krijonte përshtypjen e gabuar se e kishin fjalën për Bashën. Kështuqë e kanë korrigjuar menjëherë, pasi partia nuk i toleron keqkuptimet.
Duhet të ketë qënë stinë e mbarë, pasi vetëm në muajt e fundit kjo është hera e tretë që unë bëhem tabelë qitjeje për sulmet telendisëse që vijnë nga frëngjijtë e pushtetit apo nga llogoret e opozitës.
Herën e parë ishte dashnori i shtypit të lirë dhe promotori i shoqërisë së hapur, artisti rebel, Edi Rama, i cili më vërsuli kavalerinë e betejave virtuale, fill pasi dorëzuam në SPAK kallëzimin penal për konçesionin e sterilizimit.
Herën e dytë, ishte njeriu i librave, filantropi Zamir Mane, i cili u bezdis që ne mbështetëm minatorët dhe i nxitëm ata ta sillnin protestën e tyre në Tiranë.
Dhe nuk kishte se si të mungonte në këtë orkestër simfonike, edhe lideri i vetëm i opozitës, pishtari i demokracisë, dëshmori i gjallë i rezistencës, zoti Luli Basha.
Zoti Luli Basha, që pasi u marrëveshos sërish me Edi Ramën, duket se i ka dalë kohë e lirë të merret me mua, duke më vërsulur një kope me aspirantë e militantë, ku secilit i ka dhënë nga një detyrë, sikur ta kishte partinë fabrikë këpucësh. Njëri sajon format, një tjetër sjell lëndën e parë, dhe në fund fasonët godasin me çekiç.
Gjynah që gjithë kjo energji dhe para shkojnë për të prodhuar opingat e Sheros, të cilat vazhdojnë të fusin ujë. Por të paktën tashmë e dimë se çfarë bën Luli Basha me ato qindra milionë lekët që i japim çdo vit për të bërë opozitë. Ku e ku më mirë që lekët e taksave të mia, të shkojnë për fasonët e fjalës, se sa të fshihen në vilat e oligarkut Papuli. Në fund të fundit, edhe fasonët meritojnë nga një bugaçe të ngrohtë.
“Po ç’thonë për ty?” – Do më pyesësh ti gjithë kërshëri
Ç’të të them – do të të përgjigjesha unë. Teletajë, teletajë. Më vijnë vërdallë të më gjejnë nëse kam qënë ndonjë ditë ministër i Jashtëm, i Brendshëm apo i rrugëve, po ëhë, hiç. Kërkojnë mos kam qënë ndonjë natë kryetar bashkie, a deputet, po edhe aty hiç o gjë, se nuk kam qënë asnjë ditë në zyrat e shtetit, dhe deri më sot nuk kam përfituar asnjë qindarkë nga paratë e taksapaguesve. Madje edhe një herë që më gënjeu mëndja dhe aplikova për Fondin e Ekselencës, më thanë “provoje përsëri”.
E kështu, duke mos më gjetur dot asnjë kusur mbi supe, vendosën të më qortojnë për shoqëri të keqe. Dhe nuk u munduam shumë, se metodat i kanë patur gati në sirtaret e Byrosë Politike. Aty kanë gjetur manualet e luftës së klasave si dhe libra me diversantë që vinin nga Oksfordi i Oksidentit të largët. I kanë mësuar përmendësh poezitë e ëmbla të Sigurimit të Shtetit, dhe nuk gjejnë rast pa i recituar nga frika se mos harrojnë ndonjë varg.
“Po me ty ç’kanë?” – do më pyesësh ti, sërish
Nuk e ka me mua, e ka me ty. Shqetësimi kryesor i Lulit është ankthi nga konkurenca për vëmëndjen tënde. Ai kujton se çdo njeri që i rri pranë i bën hije, dhe kjo është mënyra se si ai e përballon garën. Thonë që kur ishte i vogël, në vend që të vraponte më shpejt, ai të fuste stërkëmbëshin. Mos e shiko kështu si pulë përballë pushtetit, por kur vjen puna tek opozita, aty ai është një luan i vërtetë. Dhe si çdo luan ai merr vetëm copën e luanit. Ja psh në zgjedhjet e 2017 ai e çoi partinë e tij në një fitore historike prej plot 28% të votave. Si një menaxher i zoti, ai shkurtoi shpenzimet e tepërta, duke krijuar një grup parlamentar efiçent, me 7 deputetë më pak seç kishte gjetur. Si e thotë edhe shprehja “shumë e për lumë”.
Ne nuk ia marrim për keq sulmet, sepse e dimë që ai vuan nga sëmundja kronike e memories afatshkurtër, ose, siç njihet me emrin shkencor “amnezia elektorale”. Ne e dimë që nëse ai nuk do vuante nga memoria e dobët, do i kujtohej që në 2017 i ka marrë votën shqiptarëve për të hapur listat. Por kjo sëmundje e mallkuar e ka katandisur që një herë premton proporcional me lista të hapura, një herë tjetër sistemin mazhoritar, për ta përmbyllur me qëndrimin që mirë e kemi me lista të mbylllura.
Kështuqë ai, duke mos mbajtur asnjëherë asnjë premtim, nuk arrin ta kuptojë dot se si ne, një tufë çupash e çunakësh, mund të luftojmë për një gjë që ia kemi premtuar 50 mijë firmëtarëve të peticionit, 260 shqiptarëve që na kanë dhënë kursimet e tyre për turin kombëtar, dhe dhjetra mijëra të tjerëve që na kanë ndjekur në këtë fushatë dy vjeçare. Pra, me fjalë të tjera, ne nuk mërzitemi se e dimë që nuk na sulmon ngaqë do, por ngaqë nuk mban mënd.
Jo vetëm kaq, por unë besoj se sulmi i Lulit vjen edhe si forcë zakoni. Ja përshembull, më sulmoi sepse unë po mbroja protestën-marshim që u organizua një javë më parë kundër dhunës ndaj vajzave, dhe papërgjegjshmërisë së institucioneve: që nga qeveria, tek policia dhe shkolla. Kjo ishte një protestë masive, të cilën Luli është kail t’ja njohë si meritë Ramës, vetëm që meritat e saj të mos i marrin ata që i bëjnë atij hije.
Luli nuk është budalla të mos e kuptojë që duke thënë se këtë protestë e bëri qeveria, ai praktikisht po thotë që edhe pasi çfarë (nuk) i ka bërë këtij populli, Rama motivon më shumë njerëz se ai. Por frika më e madhe e tij nuk është Rama, se ai nuk po konkuron për kryeministër. Makthi më i madh i këtij lideri të vogël është të zgjohet një mesditë dhe të shohë që shoqëria opozitare ka ecur përpara, dhe ky ka mbetur mbrapa.
Si një biznesmen i talentuar, Luli ka kuptuar se monopoli i opozitës mund të jetë një biznes fantastik, pasi nuk kërkon të ndërmarrësh risqe, të jesh kreativ, apo të punosh. Mjafton të ulesh në rrëzë të pemës, dhe të mbash larg çdo njeri që vjen me sëpatë në dorë. Pastaj, fap shapkën mbi sy, derisa lisi të këputet nga pesha e vet. Pra, Luli, si të thuash, është një biçim oligarku i politikës. Ashtu si Zamiri, Çeti dhe Vilma kërkojnë monopole në biznes, Luli kërkon të mbajë monopolin e opozitës. Dhe si një korist i stonuar, në vend që ai ta luajë fundshpinën dhe të dalë në ballë të zërit opozitar, ai preferon t’i shuajë zërat një nga një, duke harruar që kordat e tij nuk i përballojë psalmet e shpresës.
**“Po, edhe ju, lëreni rehat, dreqin!” – mund të më thuash ti, cakërqejf. **
Po ja mo, e lamë. E mbyllëm gojën ne. Pa më thuaj pak çfarë do bëjë ai me monopolin opozitar? Ose më saktë, çfarë do bëjë më shumë se mrekullitë e këtyre 7 viteve të fundit? Mos e ngacmo njëri, mos e ngacmo tjetri, shkoi dhe i fali Ramës parlamentin, bashkitë, këshillat bashkiak, reformën administrative dhe tashmë edhe reformën zgjedhore. Pa më thuaj çfarë ka mbetur pa i falur, që ta mbyllim gojën derisa t’ia falë edhe atë, e të bjerë rehat?
Por kam frikë se këtë herë, nuk ka më lidhje se kush flet apo kush hesht, pasi shoqëria ka filluar të artikulohet vetë. Nuk ka buf apo kukumjaçkë që nuk e ka kuptuar se ky sistem që kemi është si ato frigoriferët Obodin që prodhoheshin në Jugosllavi. Prej 30 vitesh çdo peshk që hyn aty qelbet nga koka tek këmbët, sepse Obodinit ka kohë që i është djegur motorri. Prandaj, sot ka ardhur koha për një frigorifer të ri, dykatësh, nga ato që nuk harxhojnë shumë, dhe nuk bëjnë zhurmë. Ta heqim qafe Obodinin jugosllav, pastaj shkruajmë çfarë të dojë Luli te dera e figoriferit. N’dashtë “Luli, lideri i vetëm i opozitës”, në dashtë “Luli, vetëm lider i opozitës?” apo “Luli, lideri i vetmuar i opozitës”?.
Ai me të drejtë mund të ankohet që “Po ju keni 30 vjet që duroni erën e qelbur të Berishës, Nanos, Metës, Ramës, dhe tani që më erdhi radha mua dashkeni ta ndryshoni frigoriferin?”. Por unë, duke bërë sikur e kam harruar aromën e luleve kur ai ishte në pushtet, do i thoja që: “Na fal Luli, por nuk kemi më kohë. Në fund të fundit, ne nuk jetojmë as për ty, e as për Ramën, por për familjen tonë”. Se kur të vjen ai momenti i përballjes me fëmijën, dhe ai të bën pyetjen therrëse “Po ti çfarë bëje kur Rama jua vinte shkelmin në fyt”, ne nuk kemi ndërmend t’i themi “po prisnim Lul Godonë”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38