Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Përgjigje për shkrimin e Fitim Zekthit “Lufta në PD tregon nevojën për njerëz të djathtë"
Vehap Kola
Në një shkrim me titull “Lufta në PD tregon nevojën për njerëz të djathtë” autori, gazetar dhe kandidat i PD në qarkun e Elbasanit, ka marrë në shqyrtim reagimin dhe qëndrimet e disa përfaqësuesve të PD që kanë kërkuar dorëheqjen e Z. Basha pas humbjes dërrmuese të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Që në fillim kuptohet se shkrimi i Z. Zekthi nuk është një ndërmarrje analitike e paanshme, por një mision në mbrojtje të Z. Basha. Ndonëse shqetësimi i tij në titull duket të jetë mungesa e pikëpamjes së djathtë në PD, ai e sheh këtë të metë vetëm në radhët e firmëtarëve, por jo në pjesën tjetër të politikanëve kryesorë të PD-së që janë sot në krah të Z. Basha. Duke mos e marrë aspak në analizë veprimin politik, diskurin, ekipin dhe programin e Z. Basha, Zekthi e dëshmon qartësisht se shkrimi i tij është një akt sulmi ndaj kundërshtarëve të kryetarit të vetëngrirë të PD-së.
Për të mos u zgjatur, disa nga shqetësimet e Z. Zekthi në këtë shkrim janë si vijon:
Subjektiviteti
Me të drejtë Fitim Zekthi ka vërejtur se elementë të qartë të subjektivitetit u bënë pjesë e peticioneve që kërkonin dorëheqj en e Bashës, e sidomos prononcimet individuale të mëvonshme të firmëtarëve. Por ai nuk ka mbajtur asnjë qëndrim për subjektivitetin e thellë që ka përshkuar mënyrën e drejtimit të PD-së nga Basha. Akte finale të natyrës subjektive të lidershipit të Bashës janë vendimi për të mos hyrë në zgjedhje në kushtet ekzistuese, vendimi për të nisur protestën e çadrës në bulevard, vendimi për të mbyllur protestën, marrëveshja tërësisht e panjohur për këdo tjetër në radhët e opozitës, dhe sidomos përgatitja e listës së deputetëve. Heshtja përkarshi këtij subjektiviteti efektiv të Bashës e bën tërësisht jolegjitim shqetësimin e Zekthit për notat emocionale në prononcimet e anëtarëve të Kryesisë apo Këshillit Kombëtar të PD-së.
Irracionaliteti
Në shkrimin e tij, Zekthi vëren se reagimi funksionarëve dhe anëtarëve të PD ishte i tejngarkuar me irracionalizëm dhe patos. Nuk është e qartë se mbi ç’kritere e ka mbështetur vlerësimin e tij për irracionalizëm dhe për cilat deklarata apo qëndrime e ka fjalën autori, por ajo që të lë një shije jo të mirë është sërish standardi i dyfishtë që ai zbaton kur mban këtë qëndrim. Një skanim i shpejtë i profileve të disa prej kundërshtarëve më të spikatur të Z. Basha në rrjetin social të krijon qartësisht pamjen e një sulmi të organizuar dhe standard ndaj tyre. Qindra e mijëra komente me tekste të ngjashme dhe argumenta të unifikuar kopjohen e ngjiten përditë nga një repart operatorësh të rrjeteve sociale në postimet e çdocilit prej tyre. Mbështetësit nga mesi i anëtarëve të thjeshtë dhe figurat e rëndësishme në PD kanë bërë thirrje për hapje dosjesh, nxjerrje të palarash dhe dekonspirim të firmëtarëve që shqiptarët dhe demokratët të kuptojnë se kush po e sulmon Z. Basha. E gjithë kjo plojë aspak etike, aspak parimore nuk i është dukur mjaftueshëm irracionale Z. Zekthi sa ta përmendë dh eta gjykojë në shkrimin e tij.
Majtizmi si frymë
Zekthi i ka quajtur komunistë, liberalë apo socialistë politikanët që kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të vetëngrirë të PD-së. Ai bën një analizë psiqike të firmëtarëve dhe arrin në përfundimin se tiparë psiqike të së majtës gjenden në ligjërimin e tyre. Të lë më gojë hapur injorimi që Zekthi i ka bërë përfshirjes në listat e PD-së të mbrojtësve dhe anvacuesve të axhendave të majta, sic ishtë Znj. Pampuri në Tiranë, programin tërësisht të majtë të PD-së në këto zgjedhje, sjelljen tinëzare të Z. Basha që, ndonëse shprehej për respektim të mendimit ndryshe në PD, përjashtoi krejt papritur këdo që kishte folur kundër tij gjatë këtyre katër viteve dhe mbajti në listë njerëz poaq apo më të përfolur për korrupsion se disa nga të larguarit, etj. Zekthi akuzon të gjithë firmëtarët se në deklaratat e tyre nuk mund të gjeje asnjë element të së majtës, duke injoruar qëndrimet krejt parimore të Alizotit, Malltezit, Kullurit apo Topollajt, të cilët e kanë kritikuar Bashën për sjelljen e kësaj fryme të majtë në parti, i kanë kërkuar të japë dorëheqjen për të garantuar garë të drejtë dhe të ndershme dhe kanë pranuar se ai ka të drejtën të kandidojë sërish. Alizoti dhe Harxhi e kanë akuzuar Bashën për humbjen e tiparëve konservatore të partisë duke krijuar slogane majtiste siç ishte Republika e Re – revolucionarizma që Z. Zekthi i ka dënuar përherë.
Në tërësi, shkrimi i Zekthit, ashtu sikundër e thotë edhe vetë thirrja e tij për “përunjësi, vetëpërmbajtje dhe vullnet për frenim” drejtuar vetëm njërës palë, asaj që nuk ka asgjë në dorë nga pikëpamja ekzekutive dhe organizative në PD dhe amnistimi indirekt i Z. Basha dhe krahut të tij, që ka në dorë edhe gurin edhe arrën dhe po bën zgjedhjet ashtu siç i kërkon ai, është një meshë për të qetësuar të pafuqishmit në PD. Kësisoj, shkrimi është një “opium” që nuk mund të meritojë as titullin që autori i ka vënë, as ndonjë pretendim për konservatorizëm.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38