Përgjigjen për lajmin e shtatzënisë Marina Vjollca e dha pa fjalë

Me dashje apo pa dashje, Marina Vjollca ka dhënë indikacione gjatë gjithë pushimeve të saj se ajo mund të ishte shtatzënë. Thuajse në të gjitha fotot, Marina ka vënë dorën të barku, duke dhënë material të mjaftueshëm për t`u diskutuar në pushimet e saj luksoze.

Por, tani që është kthyer në Shqipëri, Marina vendosi t`i përgjigjej lajmeve të shtatzënisë pa thënë asnjë fjalë. Por me foto sërish.

Me një fund lëkure me shkëlqim, të ngjitur pas trupit dhe me një crop me krahë të gjatë, Marina duket shumë seksi dheeee…. me një bark super të sheshtë.

Mesa duket dhe nga fotoja, Marina është kthyer në punë dhe me siguri po përgatitet për sezonin e ri televiziv dhe para se të nisë me emisionin e ri, mirë është që të përflitet pak që të ketë më shumë sukses formati.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on