All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

BE i përgjigjet testit bërthamor të Koresë së Veriut, përgatit sanksione të reja kundër saj

BE i përgjigjet testit bërthamor të Koresë së Veriut,
All - Paragraf - 1

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini njoftoi se BE-ja po përgatit sanksione të tjera në përgjigje të testit të fundit bërthamore të Koresë së Veriut, që do të kompletojnë sanksionet e parashikuara në OKB.

All - Paragraf - 3

Mogherini theksoi se duhet riforcuar presioni ekonomik kundër Koresë së Veriut duke mbështetur një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe duke miratuar masa ekonomike më të ashpra, përfshirë këtu dhe sanksione nga Bashkimi Evropian.

“Linja jonë evropiane është shumë e qartë lidhur me këtë çështje, më shumë presion ekonimik, më shumë presion diplomatik dhe unitet me partnerët tanë rajonalë dhe ndërkombëtarë. Duhet shmangur hyrja në një spirale të konfrontimit ushtarak që mund të jetë shumë e rrezikshme jo vetëm për rajonin, por për mbarë botën”, nënvizoi ajo.

 

Të fundit