Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
BE i përgjigjet testit bërthamor të Koresë së Veriut, përgatit sanksione të reja kundër saj
Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini njoftoi se BE-ja po përgatit sanksione të tjera në përgjigje të testit të fundit bërthamore të Koresë së Veriut, që do të kompletojnë sanksionet e parashikuara në OKB.
Mogherini theksoi se duhet riforcuar presioni ekonomik kundër Koresë së Veriut duke mbështetur një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe duke miratuar masa ekonomike më të ashpra, përfshirë këtu dhe sanksione nga Bashkimi Evropian.
“Linja jonë evropiane është shumë e qartë lidhur me këtë çështje, më shumë presion ekonimik, më shumë presion diplomatik dhe unitet me partnerët tanë rajonalë dhe ndërkombëtarë. Duhet shmangur hyrja në një spirale të konfrontimit ushtarak që mund të jetë shumë e rrezikshme jo vetëm për rajonin, por për mbarë botën”, nënvizoi ajo.