Flash News

KRYESORE

Përgjime dhe gjurmime, problemet e sigurisë që rrezikojnë rrjetet 4G dhe 5G

Përgjime dhe gjurmime, problemet e sigurisë që rrezikojnë

Studiuesit e sigurisë kanë gjetur probleme sigurie tek rrjeti 5G, ende pa u bërë i aksesueshëm. Ata arritën të zbulonin tre probleme në 4G dhe 5G, të cilat mund të përdoren për të përgjuar telefonatat dhe gjurmuar vendndodhjen e dikujt.

E para dhe më e rëndësishmja quhet ‘Torpedo’ dhe fshihet në protokollin i cili lajmëron kur telefonët po marrin thirrje ose mesazhe me tekst.

Kur hulumtuesit nisën dhe anuluan telefonata në një kohë të shkurtër mësuan se mund të aktivizonin protokollet e lartpërmendura pa paralajmëruar pajisjen marrëse për telefonatën.

Hulumtuesit mund të gjenin vendndodhjen e pajisjes, por edhe hapnin rrugë për dy sulme të tjera të ngjashme. Njëra prej tyre ishte ‘Piercer’ ku sulmuesit mund të përcaktojnë numrin unik IMSI të përdoruesit në një rrjet 4G.

Një sulm i tillë mund të identifikonte IMSI edhe në rrjetin 5G. Me këtë informacion sulmuesit mund të përgjonin telefonatat dhe të lokalizonin përdoruesit edhe të telefonëve të rinj 5G.

Të fundit