Flash News

KRYESORE

Përgjimet audio III/ Byzylyqet për nusen dhe nënën e Saimirit. "Mirë, po a e besojnë ata se kjo është diamant?"

Moisi Habilaj futet në makinën ku po e pret Sabaudin Çelaj (Sabi) dhe i tregon se kishte shkuar për të blerë dy byzylyqe për 'ata'. I pyetur se për kë, Habilaj i pëgjigjet 'për nusen dhe të jëmën e Saimirit'. Biseda vazhdon me habinë e shumës së paguar dhe mbyllet po me një pyetje: A do e besojnë ata se janë diamante.

Bëhet fjalë për përgjime audio të autoriteteve italiane të siguruara nga Politiko.al dhe të publikuara duke filluar nga data 3 janar 

Komenti:

Domethënës dhe interesant te ky episod i bisedës është habia. Sabaudin Çelaj habitet me faktin se miku i tij, Moisi Habilaj, ka blere dy byzylyqe, por edhe më shumë habitet kur merr vesh shumën e paguar nga ai: 9 mijë euro, pas një zbritjeje nga çmimi fillestar prej 18 mijë, me sa duket prej faktit se ishin paguar kesh (apo se mund të kenë qenë të vjedhura).

Theksi duhet vënë te fakti se Çelaj nuk habitet aspak kur Habilaj i thotë destinacionin e byzylyqeve të kushtueshme. Fakti që do të shkonin për nusen dhe të ëmën e Saimirit merret si një gjë e zakonshme. Kjo dëshmon se emri i tij ishte i njohur për ta, dhe po kaq familjare edhe dhuratat apo 'shpërblimet' që shkonin për njeriun e rëndësishëm në qeveri.

Biseda audio e zbardhur:

Moisi Habilaj: Vajta mora dy byzylyqe për ata, o Sabi.

Sabaudin Çelaj (Sabi):-E

Moisiu: Vajta mora dy byzylyqe.

Sabi: Për kë o?

Moisiu: Për nusen e Saimirit dhe për të jëmën, a të qivja!

Sabi: Vajtën shumë?

Moisiu: Goxha Sabi.

Sabi: Nja 1 mijë euro ë?

Moisiu: Çfarë?

Sabi: 1 mijë euro...

Moisiu: Pse tall trapin a të qivja...?

Sabi: 5 mijë...?

Moisiu: 700, a të qivja.

...Moisiu: Ooooooh...10 mijë lekë pa 1 mijë lekë.

Sabi: 10 mijë lekë të gjitha...byzylyqet dhe ato?

Moisiu: Eee dy byzylyqe... dy byzylyqe.

Sabi: Ça thua ore...9 mijë euro?

Moisiu: 9 mijë euro. Ishin 18, i la gjysëm për gjysëm.

Sabi: Qysh, kesh në dorë ja le?

Moisiu-Kesh o.

Sabi: Mos marrin me kamera a me ndonjë gjë?

Moisiu: Joooo merri me të njojtur.

Sabi: Një ja bleve nuses... po një?

Moisiu: Së jëmës. 4 mijë euro, a të qivja. Kjo është e...së jëmës. 2 mijë euro.

Sabi: Po mirë, e besojnë ata që kjo është diamant?

Moisiu: Poooo oree!

Politiko.al

Të fundit