Flash News

KRYESORE

Përgjimet –audio për vëllain e ministrit Xhafaj, dorëzohet PS: Prokuroria të nisë menjëherë hetimet!

Vjen reagimi i parë i Partisë Socialiste lidhur me përgjimet –audio që publikoi sot Partia Demokratike. Më këtë material, zbulohet një bisedë e vëllait të ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj me një bashkëpunëtor X, me të cilin flasin për transportimin e një ngarkese drejt Italisë, përmes këtij të fundit.

Pas publikimit të përgjimit, vjen reagimi i parë nga Partia Socialiste. Përmes kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i kërkon PD që të dorëzojnë materialin në Prokurori që të nisë menjëherë hetimet

“Nëse do ishte e vërtetë, kemi të bëjmë me një provë penalisht të vëllait të ministrit. A është material autentik, provë apo një inskenim i radhës për të penguar çeljen e negociatave të vendit në BE, për të luftuar drejtësinë e re.

Kësaj pyetje i jep përgjigje vetëm prokuroria, që kur nis hetimin. Disponuesit e këtij materiale duhet të shkojnë të depozitojnë materialin në prokurori që tani. Prokuroria s’duhet t’ja lerë çështjen vullnetit të akuzatorëve, por të nisë hetimet kryesisht, sepse çdo shqiptarë i zakonshëm meriton të dijë të vërtetën. Shpresojmë që prokuroria të mos humbë asnjë minutë që të hetojë këtë çështje, presim me padurim të mësojë  të vërtetën rreth saj. Ose të ndëshkohet i akuzuari ose të ndëshkohen akuzuesit nëse janë regjisore të kësaj shfaqej me zë dhe pa figurë”, u shpreh Balla në një dalje për mediat pak minuta më parë.

 

 

Të fundit