Flash News

KRYESORE

Përgjimet/ Basha: Çfarë na mësoi BILD për lidhjen e Ramës me krimin

Përgjimet/ Basha: Çfarë na mësoi BILD për lidhjen e

Në deklaratën që dha për mediat kryeopozitari Lulzim Basha foli edhe për aleancën, që sipas tij, kryeministri Rama ka bërë me krimin për vjedhjen e zgjedhjeve.

Basha e vuri theksin tek elementet dhe metodat që janë përdorur në vjedhjen e votave, të cilat, sipas tij, janë shtrirë në kohë dhe në gjithë territorin e vendit dhe se BILD i bëri mjaft të qarta.

“Ky është përfundimi kryesor që i madh e i vogël, në Shqipëri dhe kudo në botë, nxjerr nga përgjimet e BILD dhe nga të gjitha skandalet e tjera të 6 viteve të fundit. Përgjimet e BILD na dëshmuan në detaje përmasat, elementët dhe metodat e kësaj vjedhje”, tha Basha.

Në deklaratën e tij, Basha rreshtoi pesë kolonat, që sipas tij tregonin për aleancën e kryeministrit Rama me krimin.

5 kolonat e aleancës mes Ramës dhe krimit

  1. Së pari, prej tyre mësuam se kupola e Organizatës Kriminale të Rilindjes në krye të PS nuk ka bërë asnjë lloj dallimi mes kriminelëve që ka përdorur. Ka mjaftuar që individi të jetë kriminel i aftë dhe i gatshëm të dhunojë dhe është bërë bashkëpunëtor i PS-së.

Ata kanë kanë bashkëpunuar me trafikantë droge.

Kanë bashkëpunuar me trafikantë qeniesh njerëzore.

Kanë bashkëpunuar me vrasës.

Kanë bashkëpunuar me grabitës.

  1. Së dyti, kjo aleancë Krim-Rilindje ka përdorur çdo mjet dhe çdo mekanizëm për të vjedhur votën.

Ata kanë blerë vota me para në dorë.

Kanë kërcënuar qytetarë për të votuar për PS-në.

Kanë dhunuar dhe kanë penguar nga votimi ata që nuk do të votonin për PS-në.

Kanë ndëshkuar ata që nuk u janë bindur

Çdo mjet i dhunshëm  dhe i paligjshëm është përdorur pa asnjë kufizim.

  1. Së treti, aleanca Krim-Rilindje ka përdorur të gjithë administratën shtetërore dhe të gjithë aparatin shtetëror për vjedhjen e zgjedhjeve.

PS ka përdorur nëpunësit civilë

Ka përdorur nga drejtorët tek punonjësit e thjeshtë

Ka përdorur administratën qendrore dhe atë lokale

Ka përdorur institucionet e varësisë dhe të pavarura

Ka përdorur punonjësit e ndërmarrjeve publike

  1. Së katërti, në vjedhjen e zgjedhjeve Aleanca Rilindje-Krim ka përfshirë gjitha nivelet partiake dhe shtëtërore:

Nga kryetari i parties, tek drejtuesi më i ulët

Nga kryeministri, tek cdo ministër e depute e zëvendës ministër

Nga aparatçikë patiakë, tek komisionerë zgjedhorë

  1. Mbi të gjitha, Edi Rama është timonieri i vjedhjes së zgjedhjeve. Çdo gjë është bërë nën drejtimin e tij, me planifikimin, koordinimim, shtytjen dhe kontrollin e tij.

Të fundit