Flash News

KRYESORE

Përgjimet e bandës së Avdylajve me Lul Berishën: Ky është numri i ‘xhuxhit’

Përgjimet e bandës së Avdylajve me Lul Berishën: Ky

U bë jo pak zhurmë në fundjavë rreth kontrolleve të ushtruara në shtëpinë e Lulzim Berishës në Durrës. Ish- i dënuari si drejtues i bandës së Durrësit, aktualisht i lënë i lirë nën masën e sigurisë së detyrimit për paraqitje, nga kontrolli në banesë doli i pastër.

Por, ndërkohë emri i tij figuron në dosjen hetimore si një prej personave me të cilët cilët kishin kontakt personat e vënë në qeli në kuadër të operacionit të koduar “Vol vo 4”.

Konkretisht sipas materialeve të prokurorisë më të cilat është kërkuar masa e arrestit për 44 shtetasit nën hetim, lidhjet e Jasin Kalajt me grupin e udhëhequr nga Altin Avdyli janë evidentuar gjatë shumë përgjimeve.

Mes  tyre rezulton se ai ka patur dhe një bisedë me shtetasin Lulzim Berisha, te cilit i ka kërkuar një numër telefoni për një kontakt të tij. Berisha duket se ia ka dërguar numrin e kërkuar. Ndërkohë thuhet në materialin e përgatitur nga prokuroria gjatë bisedave mes Kalajt dhe Avdylit flitet dhe per nje person te cilit nuk i drejtohen kurrë me emër, por e thërrasin xhuxhi.

Dhe ne komunikimin mes tyre flitet edhe per vende pune. Prokuroria në përgjimet e vëna në dispozicion të gjykatës dhe avokatëve mbrojtës të të pandehurve nuk bën të ditur nëse ka edhe përgjime të tjera ku janë regjistruar biseda të Lulzim Berishës me personat e vënë në pranga në kudër të grupit të strukturuar kriminal, apo nëse sqarohet se kush personi të cilët të arrestuarit i referohen në biseda me pseudonimin Xhuxhi.

Ndërkohë në komunikimet e zbardhura ka edhe një bisedë mës Jasin Kalës dhe Shkëlqim Avdylit ku flasin për arrestimin e një personi të cilin e thërrasin Bulku, arrestim i cili shkakton shqetësim mes anëtarëve të këtij grupi. /Abc News/

Të fundit