Flash News

KRYESORE

Përgjimet e BILD/ Vasili: Ndërkombëtarët kanë vetëm dy rrugë

Përgjimet e BILD/ Vasili: Ndërkombëtarët kanë

Ish deputeti  Petrit Vasili ka reaguar nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim në lidhje me përgjimet e publikuara dje nga gazeta gjermane, BILD.

Vasili tha se këto përgjime ishin dëshmia uluritëse e përfshirjes së qeverisë Rama në blerjen e votave në Dibër.

Por Vasili nuk u ndal vetëm me akuza ndaj qeverisë. Ai u bëri një apel edhe ndërkombëtarëve, disa prej të cilëve, sipas tij janë të rreshtuar në krah të kryeministrit Rama.

“Këta ndërkombëtarë janë sot para dy alternativave, të distancohen e dënojnë kriminalizimin e zgjedhjeve ose të vazhdojnë të mbështesin një qeveri e kryeministër si ky, duke u rreshtuar në kahun e kundërt të historisë”, tha Vasili.

Të fundit