Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Përgjimet e Habilajt vërtetojnë skandalin me radarët: Kam njeriun tim në sallën e radarëve...
Zbardhen të tjera detaje nga dosja e trafikantit të drogës, Moisi Habilaj i arrestuar në Itali tre ditë më parë. Nga përgjimet e realizuara nga policia italiane, rezulton se Habilaj kontrollonte radarët e ushtrisë në Durrës.
Këtë ai e kryente përmes një personi të tij të angazhuar pranë shërbimit të radarëve, i cili i jepte direktiva, duke vërtetuar kështu skandalin e denoncuar së fundi nga opozita, skandal që nuk u pranua nga qeveria. Por përgjimet nxjerrin zbuluar qeverinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Brendshme.
Gjithashtu, në një moment tjetër, Habilaj i tregon trafikantëve italianë se ai ka në dorë edhe punonjësit e policisë. "Kam njeriun tim në sallën e radarëve", i drejtohet Habilaj trafikantëve të tjera. "I patë policët? Janë tanët", vijon një tjetër përgjim i Habilajt.
Në dosjen italiane shpjegohet edhe mënyra si u ngarkua droga nga Porto Palermo.