Flash News

KRYESORE

Përgjimet e Habilajve, biseda pasi zbulojnë çimkën në makinë

Përgjimet e Habilajve, biseda pasi zbulojnë çimkën në

Janë zbardhur përgjime të reja në sa i takon bisedave të zhvilluara mes anëtarëve të grupit Habilaj.

Në një përgjim të muajit shkurt 2017, Moisi Habilaj, Nezar Seiti dhe Maridian Sulaj kanë vënë rë një pajisje të dyshimtë në mjetin e tyre. Ata tentojnë ta heqin, ndërsa dikush mendon se ajo është pjesë e tapicerisë. “Këtu nuk ka shanse. Vetëm të shkatërrojmë  makinënë, ta heqim tapicerinë e lartme, ta heqim dhe t’ia ccojme”, shprehet Seitaj. “Po ata janë doktorë”, vazhdon Maridian Sulaj, pasi bashkëbiseduesit konstatojnë se pajisja e dyshimtë është ngjitur ne mjet.

Biseda mbyllet mes Sulajt dhe Moisi Habilajt, kur i pari kërkon të shkojnë dikur për të hequr fiksimin e tij. “Lërë se e gjej unë, lërë fare”, e mbyll Habilaj.

Të fundit