Flash News

KRYESORE

Përgjimet e publikuara nga VOA, Krimet e Rënda nisin hetim për zbulim të të dhënave sekrete

Përgjimet e publikuara nga VOA, Krimet e Rënda nisin hetim për

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka çelur një hetim penal lidhur me përgjimet e publikuara nga Zëri i Amerikës. Prokuroria njofton se është duke kryer hetime dhe për veprën penale “Zbulimi i akteve ose i të dhënave sekrete”, në lidhje me faktet e nxjerrjes së sekretit hetimor në lidhje me publikimin e disa akteve të përgjimeve të çështjes penale në fjalë, publikimi i të cilave po bëhet në kundërshtim me ligjin.

“Në këtë kuadër po bëhet verifikimi i të gjithë personave që kanë patur njohje dhe akses në aktet e bëra publike në hetim dhe gjykim”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Zëri i Amerikës publikoi një ditë më parë një tjetër pjesë të “dosjes 339”, ku tregohet qartë blerja e votave në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017. Nga përgjimet del se kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako kishte marrëdhënie të afërta me Avdulajt.

Të fundit