Flash News

KRYESORE

Përgjimet e VOA, Basha: Fasada ra, koha të shkulim këtë model qeverisje

Përgjimet e VOA, Basha: Fasada ra, koha të shkulim këtë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk i ka pritur mirë akuzat e kryeministrit Rama ndaj ‘Zërit të Amerikës’, të cilat i quajti media kazan, pas publikimit te disa pergjimeve qe implikonin ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Çuko në emërime nepotike në administratë.

Basha shprehet se sulmi ndaj VOA është akt i turpshëm dhe i dëshpëruar i një të degraduari nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin ndersa shton se eshte koha shkulim kete model qeverisje.

“Sulmi ndaj VOA është akt i turpshëm dhe i dëshpëruar i një të degraduari nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin. Për të mbrojtur paratë dhe pushtetin ai është i gatshëm të sulmojë e denigrojë këdo. Fasada ra, tani është koha për ta shkulur atë dhe modelin e tij njëherë e mirë!”, deklaron Basha në ‘Twitter’.

Të fundit