Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Ish-deputeti i PS Arben Ndoka u zbulua për mashtrimet e tij në falsifikimet e dokumenteve për tjetërsim pronash gjatë hetimeve për grupin e Shijakut, pjesë e të cilit ishte dhe vëllai i tij Gjevi Ndoka.
“Panorama” mëson se gjatë hetimeve të kryera në kuadët të hetimeve, Prokuroria ka transkriptuar një bisedë për një truall 5 mijë metra katrorë që ishte në pronësi të Ndokës.
Sipas burimeve nga Prokuroria Gjevi Ndoka pas vitit 2013 ka qënë pjestar i perfektures së Lezhës. Duke qenë pjesë e administraqtës ai dyshohet se ka krijuar lidhje me shumë zyrtarë lokalë, përfshirë ata të Hipotekës dhe Aluizni-t.
Nga përgjimet rezulton se vëllai i ish-deputetit ka falsifikuar dokumente duke përfituar në këtë mënyrë toka shtetërore.
Nga përgjimet mësohet se zona ku vepronte grupi i Gjevi Ndokës ishin pronat në Ishull Shëngjin, Ishull Lezhë, Mali i Shëngjinit dhe Mali i Rencit.
Emri i deputetit Arben Ndoka del në skemë pasi u thirr nga Policia lokale për një sqarim për një hetimqë po bëhej për tjetërsim pronash që sipas dosjes janë përdorur për ndërtim pallatesh.
Në praktikën nr. 1018 të datës 13 korrik 2015 e sekuestruar nga Krimet e Rënda rezulton se Arben Ndoka bashkë me vëllain e tij Gjevi dhe familjarë të tjerë ndërhyjnë te zyrtarët e lartë duke i shantazhuar e korrupruar për të përfituar toka në bregdet.
Më tej “Panorama” mëson se gjatë përgjimeve hetuesit kanë zbuluar një konflikt në familjen Ndoka për 5 mijë metra katrorë me pronar Arben Ndokën. Kur ish-deputeti ka kryer verifikimet në lidhje me tokën në bregdet, ka mësuar që prona kishte kalur në emër të dhëndrit të Sandër Ndokës. (vëllait të ndjerë të Ndokës).
Ky ka qenë shkaku që ish-deputeti ka kërkuar që toka të kthehej në pronësi shtetërore. Noka u ka kërkuar më tej shpjegime zyrtarëve. Në përgjimin e Prokurorisë rezulton se Arben Ndoka i drejtohet vëllait të tij Gjevi me fjalët, “E keno booo. O gabim i madh ky, e ka bo. O boo ky, se ju e keni boo, nuk e bona unë”.