Flash News

KRYESORE

Përgjimet ndaj Lulzim Bashës, flet Shefi i Sigurisë Publike

Përgjimet ndaj Lulzim Bashës, flet Shefi i Sigurisë Publike

Opozita së fundmi ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha është nën survejimin e policisë,

Por lidhur me këtë çështje ka reaguar dhe drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka.

Në emisionin “Kjo javë” në “Neës24”, ai tha se nuk ka asnjë lloj përgjimi të Bashës apo të ndonjë politikani tjetër.

“Jam në të njëjtë linjë me qëndrimin zyrtar të Policisë së Shtetit, jo për t’i qëndruar atij reagimi publik, por për faktin se nuk ka asnjë gjë të vërtetë në atë deklaratë publike të bërë nga opozita. Z.Basha si kryetar i opozitës, gëzon mbrojtje të veçantë nga Garda e Republikës, që i ofrohet jo vetëm atij, por secilit kryetar të partive kryesore. Mbrojtja konsiston në sigurinë fizike të personit dhe familjes së tij. Kjo bëhet sipas nevojave, problematikave që mund të këtë. Nuk ka asnjë lloj përgjimi të Bashës apo të asnjë politikani”, u shpreh Gjovalin Loka, kreu i Departamentit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit.

Të fundit