Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Përgjimet për grupin e Shijakut, gazetari: I njëjti skenar si në Maqedoni, por me një ndryshim
Për përgjimet e fundit të grupit të Shijakut ku i përfshirë është dhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka komentuar dhe gazetari e historiani Arben Llalla.
Llalla i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha publikimete përgjimeve ditët e fundit në Shqipëri rreth grupit të Shijakut, janë të njëjta si me skenarin e përgjimeve në Maqedoni, por me një ndryshim.
“Po ndodh i njëjti skenar si në Maqedoni. Kryeministri Rama do bie shumë shpejt në gjunjë. Do jetë më tragjike, pasi Rama po i merr në mbrojtje ndërsa Gruevski i la të lirë. Unë dyshoj se në 2012-2013, kanë ardhur disa aparatura”, tha ai.
Ndërsa pas ndërhyrjes së Artur Zheji se këto aparatura i përdorte Ministria e Brendshme, Llalla u shpreh; “Dyshoj se ashtu si në Maqedoni janë në dorë të njerëzve që duan të vënë drejtësi dhe barazi”.