Flash News

KRYESORE

Përgjimet/ Pse Rama nuk pranon vizitën me Dakon në Zvicër

Kryeministri Edi Rama në emisionin Real Story i quajti të neveritshme përgjimet që implikonin Vangjush Dakon, disa zyrtarë të tjerë socialistë të qarkut të Durrësit, madje edhe emri i tij përmendej tërthorazi në dy tabulate.

Teksa i referohej bisedes se Astrit Avdylit me Elton Arbanen, Rama mohoi se më datën 31 mars 2017 ka qenë në Zvicër së bashku me Vangjush Dakon. Në këtë rast, kryeministri nuk u tregua i sinqertë pasi pikërisht atë ditë ai ka zhvilluar një vizitë zyrtare në shtetin helvet së bashku me  Dakon dhe dy ministre të kabinetit.

“I shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaxhçka, ministrja e Zhvillimit Urban, Englantina Gjermeni dhe kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë zyrtare në Zvicër, vend të cilin e cilëson si monoton, krahasuar me shtetet e zhurmshme të mesdheut. Rama u takua në Bernë me Presidentetn e Konfederatës, Doris Leuthard, e cila shprehu mbështetjen për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve”, shkruanin mediat më 31 mars 2017.

Në përgjimet e publikuara nga Bild, Astrit Avdyli në një komunikim më Elton Arbana i kërkonte të hiqte një gjobë në Fermë të Sukthit, pasi Dako ishte me Ramën në Zvicër.

“Ore ka shkuar në Fermë të Sukthit duke vendosur gjoba, po nuk është Gjushi aty, është me Edin në Zvicër, a më kupton? Se nuk kam me cfarë ashtu”, shprehej Avdyli, mjaft i informuar për agjendën e kryebashkiakut të Durrësit dhe kreut të qeverisë.

 

 

Të fundit