Flash News

KRYESORE

Përgjimet/ Sulmohet Peter Tiede

Vetëm një ditë pas publikimit të serialit të ri të përgjimeve, të cilat faktojnë vjedhjen e votave në zgjedhjet vendore të vitit 2016 në Dibër, gazetari gjerman, Peter Tiede, ka reaguar përmes një statusi në facebook.

Tiede thotë se është sulmuar nga disa profile fallso, disa prej të cilave i ka raportuar, ndërsa pjesën tjetër do të vazhdojë t’i raportojë pak më vonë, kur t’i dalë kohë.

Gazetari gjerman Peter Tiede publikoi pasditen e së mërkurës10 përgjime të reja të kryera nga Prokuroria Shqiptare, pjesë e dosjes 184 ku flitet sërish për skemën e organizuar nga Partia Socialiste për të siguruar fitoren në zgjedhjet lokale të vitit 2016-të në Dibër.

Personat e përfshirë në këto përgjime ishin Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri, Ulsi Manja, Xhemal Qefalia, zyrtarëve të lartë socialiste, drejtues i policisë Robert Aga dhe persona që identifikohen si të lidhur me krimin. BILD përmend si të tillë Ymer Lalën, i cili është edhe babai i deputetes së PS, Reme Lala.

Përveç sulmeve që, sipas Tiede, i janë bërë nëpërmjet profileve fallso, nuk mungojnë as fyerjet e shumta në komente nga komentues shqipfolës.

Të fundit