Flash News

KRYESORE

Përgjimi/ Biseda mes vëllezërve Habilaj: Më kërkoi “shefi i madh”, folëm për situatën

Përgjimi/ Biseda mes vëllezërve Habilaj: Më kërkoi

Zbardhen të tjera detaje nga bisedat e zhvilluara mes anëtarëve të grupit të drejtuar nga Moisi Habilaj. në dosjen prej 416 faqesh është regjistruar edhe një bisedë që Moisi Habilajt zhvillon me të vëllanë e tij, Florianin.

Ky i fundit i rrëfen për takimin me “shefin e madh” teksa i thotë se ku folën për “situatën”.  

Biseda e përgjuar

Florian: Jam nisur që dje në Tiranë dhe tani sapo erdha në Fier.

Moisi: Pse?

Florian: Më kërkoi shefi i madh

Moisi: Çfarë kërkonte?

Florian: Asgjë, për këtë... për situatën

Moisi: Aha...fole direkt me të?

Florian: Më priti në 11:30, më dërguan edhe taksi të më merrnin

Moisi: E çfarë të tha?

Florian: Më pyeti si është situata

Moisi: Që domethënë...?

Florian: Më tha që të mos shqetësohesha, sepse është çështje orësh dhe se të mos mendohesha shumë.

Moisi: Duhet t’i thoshe që ne nuk kemi asnjë faj, këtë duhet t’i thoshe.

Florian: Po ja thash që ne nuk kemi faj e më tha që ata e bëjnë qëllimisht që unë t’i telefonoj

Moisi: Edhe ne e kemi ditur këtë gjë dhe për këtë arsye nuk e kemi shqetësuar

Florian: Ai më tha që e kemi telefonuar dhe i kishte kërkuar që të mos përzihej me lojërat e fatit.

Moisi: E kishte telefonuar (Duke nënkuptuar një person të tretë)

 

Florian: E kishte telefonuar ky i madhi.E kishte marrë në celular. Unë i thashë që ne nuk godasim, na ka shqetësuar na ka shkatërruar të gjithë biznesin.

Moisi: Në rregull

Florian: Më tha, “ik i qet mos u shqetëso”.

Të fundit