Flash News

KRYESORE

Përgjimi i Spartak Brahos, Artan Hoxha: Berisha po jep mesazh për diçka më të madhe; flet me kode

Përgjimi i Spartak Brahos, Artan Hoxha: Berisha po jep mesazh për

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar audio-përgjimin e deputetit Spartak Braho, i publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Hoxha shkruan se publikimi i Berishës është një mesazh për diçka më të madhe, pasi nuk ka asnjë justifikim që ai  të jetë kujtuar tani për Brahos, në një kohë kur ky i fundit është larguar edhe nga LSI-ja.

“A po i bie pragut të dëgjojë dera”, pyet Hoxha, ndërsa sqaron se Berisha shpesh herë flet me kode për të dhënë mesazhe që vetëm ai di të jap.

Hoxha më pas flet edhe fjalët që janë përhapur se pranë zyrës së Berishës janë gjetur pajisje përgjimi nga hetues izraelit, por nuk jep më shumë detaje për këtë çështje.

Reagimi i Artan Hoxhës:

C'po me shohin syte dhe c'po me degjojne veshet keshtu!!!Kane pergjuar Baba Takun?!!! Rrejne mo rrejne, s'ka mundesi!!!!

Por nese vertet eshte dora e Doktorit me "te vetet", keq eshte puna. Edhe pse ne fakt ky pergjim me duket si mesazh per dicka tjeter me te madhe. Se Doktori flet me kode, eshte si shahistet ruse, sheh majtas e leviz djathtas. Po c'ne iu kujtua tani Baba Taku?! Ai ka ikur dhe nga LSI-ja, eshte ne listen e deputeteve te sigurt te PS-ja, pjese e marreveshjes Rama-Meta. Apo i bie pragut te degjoje dera?!!!

Doktori, tani qe Meta iku ne hallin e vet ne presidence dhe e la ne "balte" Lulin, po jep nje mesazh te forte nga ata mesazhe qe vetem ai di te jap.

C'te jete kjo puna e "bajameve"?!!! Se Doktori eshte nga vendi "Geshtenjave" dhe ato i njeh mire.

Ah, harrova! Nuk me falet, se jo per gje por jam komshi me fshatin e presidentit te ri, Cepanin. Dhe aty vertete behen ca bajame te mira. Presidenti i ri ka folur shume keto dite per fshatin e lindjes dhe krahinen e origjines. Per mua mire ka bere qe ka folur, se e meriton si Cepani, si Skrapari. Edhe pse ne fakt PD e ka fituar dy here rresht komunen Cepan, me kandidat shoferin e fshatit. E cuditshme ne te vertete, te fitonte PD-ja nje nga komunat me te majta. Edhe ku?!!! Ne Skrapar.

Uroj qe Doktori te mos kete klonuar "Bllokun e zi" te presidentit te ri, dhe "canten e zeze" te Baba Takut!!! Ndryshe, keq do jete puna...

Po gjithsesi, fol Doktor, fol, shfryhu, .... te ben mire, te liron. Mos i merr ne varr sekretet qe di....

Jo per gje, por ku flet ti, marrin zemer dhe te tjeret....

Ah se desh harrova. Doktor, ata izraeliet qe vijne verdalle lart e poshte neper Tirane, kane hapur fjale, se dicka kane gjetur afer zyrave te tua...

Te kete gisht KY "shahisti i vonuar"?!!! Cudi!!! Vishos nuk i shpetojne keto gjera kollaj!!! Pune izraelitesh Doktor, bejne lemsh dynjane....

Të fundit