Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Përhapja e Ebolës, OBSH dërgon mbi 4.000 doza vaksinash në Kongo
Punonjësit e shëndetësisë në Republikën Demokratike të Kongos po fillojnë një fushatë imunizimi në përpjekje për të ndalur përhapjen e virusit vdekjeprurës të Ebolës.
Vaksina eksperimenatale u tregua e efektshme kur u përdor në eksperimente të kufizuara gjatë përhapjes së epidemisë në Afrikën Perëndimore në vitet 2014-2016.
Janë raportuar të paktën 45 raste të Ebola, duke përfshirë tre punonjës të shëndetësisë, që kur epidemia shpërtheu në fillim të këtij muaji.
Virusi është përhapur tashmë nga zonat rurale në qytetin veriperëndimor të Mbandaka, një qendër kryesore transporti në lumin Kongo, ku të paktën katër raste janë konfirmuar.
Kjo ka ngjallur frikë se epidemia mund të arrijë në kryeqytet, Kinshasa, si dhe në vendet fqinje.
Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se ka "arsye të fortë për të besuar se shpërthimi mund të vihet nën kontroll".
Në një takim urgjent, të premten ekspertët e OBSH thanë se "kushtet për një emergjencë të Shëndetit Publik të Shqetësimit Ndërkombëtar (PHEIC) nuk janë përmbushur aktualisht".
Dr Michel Yao, nga OBSH, tha për BBC se vaksina ishte testuar në Guine dhe se pothuajse të gjithë njerëzit që ishin vaksinuar nuk prekeshin nga sëmundja.
OBSH ka dërguar më shumë se 4.000 doza në Republikën Demokratike të Kongos dhe programi do të përfshijë më shumë se 500 njerëz që kanë pasur virusin e Ebolas.