Përhapja e virusit HIV, OBSH publikon shifrat alarmante për Evropën Lindore

Në Europën Lindore të prekurin nga virusi i HIV janë rritur shumë. Kjo sipas OBSH-së është një epidemi me rritjen më të shpejtë në botë.

Në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore në 2017, 130.000 njerëz u infektuan me virusin HIV, duke shënuar një rritje prej 29% të infeksioneve të reja që nga viti 2010.

Rreth 30.000 infeksione të reja u regjistruan në Evropën Perëndimore për të njëjtën periudhë.

Një përqindje më e lartë e diagnostikimit në fazat e vonshme të infektimit u regjistrua në Evropën Lindore sesa në Evropën Perëndimore.

Rusia kryesonte listën me 71 raste të reja të diagnostikuara për 100.000 njerëz vitin e kaluar.

Sipas raportit ky është një vit tjetër alarmant për rritjen e numrit të diagnozave të reja të HIV në rajonin Evropian.