Flash News

KRYESORE

Përjashtimi, Basha: Nuk na mbetet gjë tjetër, qytetarët të marrin në dorë Kuvendin

Përjashtimi, Basha: Nuk na mbetet gjë tjetër, qytetarët

Pas përfundimit të Seancës Plenare, ku Basha u përjashtua nga Kuvendi për 10 ditë, ai ka deklaruar se ka ardhur koha që qytetarët të marrin në dorë Parlamentin, pasi Rama dhe Ruçi po mundohen të rikthejnë sistemin e diktaturës.

“Ai preu zërin dhe figurën parlamentit, urdhëroi Ministrin e Sigurimit të Shtetit të aplikonte format e diktaturës komuniste për t'i mbyllur gojën opozitës.

Kuvendi është vendi ku opozita ka të drejtën e saj për debat dhe fjalë të lirë, nëse kjo e drejtë shkelët, nëse rregullorja e parlamentit shkelet, sepse Edi Rama dhe Gramoz Ruçi kanë frikë të përballen me të vërtetën e Shqipërisë nën thundrën e krimit të bërë njësh me Edi Ramën dhe Gramoz Ruçin  atëherë ora e këtij Parlamenti merr fund shumë shpejt.

Parlamenti është vendi ku debati politik zhvillohet në respekt të fjalës së lirë dhe në respekt të  çdo qytetari shqiptarë pavarësisht bindjeve politike, edhe kur mendimet janë krejtësisht të papajtueshme është ky parlament që garanton paqen sociale dhe bashkekstencën demokratike , me fjalë të tjera, në qoftë se në këtë Parlament vendoset të rikthehet edhe një herë regjimi diktatorial që për 50 vite ndaloi mendimin ndryshe dhe ekzekutoi në të gjitha format dhe mënyrat opozitën dhe mendimin kundër atëherë ka ardhur koha të themi të vërtetën troç, paqja sociale është rrezikuar, bashkekzistenca demokratike është rrezikuar dhe opozitës i lind jo vetëm e drejta por detyrimi t’i bëjë thirrje shqiptarëve të marrin parlamentin në duart e tyre.

Pas këtij atentati ndaj demokracisë Grupi Parlamentarë i Partisë Demokratike do të shqyrtoj këtë gjendje të rendë dhe do të rekomandojë hapat e mëtejshëm që Partia Demokratike, jo vetëm Grupi Parlamentarë i saj me gjithë aleatët me gjithë qytetarët do të jemi së bashku dhe nuk do të lejojmë kurrë që Gramoz Ruçi dhe Edi Rama ta kthejnë 30 vite mbas orën e Shqipërisë”- deklaroi Basha.

 

Të fundit