Flash News

KRYESORE

Përjashtimi i Bashës, Dashamir Shehi-Gramoz Ruçit: Për moshën që ke, mos iu fut këtyre aventurave

Përjashtimi i Bashës, Dashamir Shehi-Gramoz Ruçit: Për

Deputeti Dashamir Shehi ka kërkuar nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, që të mos i futet më aventurave si ajo e përjashtimit të kryeopozitarit Lulzim Basha, pasi ato nuk janë të përshtatshme as për moshën dhe as për eksperiencën e tij.

Gjatë një interviste në ‘Report Tv’, Shehi tha se Ruçi nuk duhet të dëgjojë të rinjtë e PS, duke iu referuar kreut të grupit parlamentar, Taulant Balla, por të lejojë një debat normal në Kuvend.

“Më vjen keq që për moshën që ka Ruçi i futet këtyre aventurave. Nuk bën mirë që të dëgjojë ata të rinjtë që ka aty. Ne duhet të shkojmë në Kuvend dhe të bëjmë debat normal. Mazhorancës nuk i doli plani që të shkojmë aty dhe të tregojmë sa të fortë jemi”, tha Shehi.

Kreu i LZHK-së theksoi se nga këto situata kënaqen politikanë të nivelit të Taulant Ballës.

Përjashtimi, Basha: Nuk na mbetet gjë tjetër, qytetarët të marrin në dorë Kuvendin

Opozita bllokon foltoren, mazhoranca voton me shpejtësi projektligjet, Ruçi: Bashën e fala, mund të merrej dënim më i rëndë

Të fundit